Në Agjencinë Kundër Korrupsion është mbajtur ceremonia e hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve publik.
Numri i përzgjedhur në short ishte numri 6 çka i bie që çdo të pestit zyrtar të lartë do t’i bëhet kontroll e plotë e pasurisë deri në arritjen e 20 përqindëshit të formularëve, raporton KTV.
Sipas shortit, nga 4862 deklarues, formularët e 974 zyrtarëve do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë nga ana e Agjencisë.
Publikimi i shortit bëhet edhe në web faqen zyrtare të Agjencisë Kundër Korrupsion.
Drejtori i AKK-së Shaip Havolli ka deklaruar se përgjithësisht deklarimi ka shkuar në rregull por ka pasur edhe pengesa kur nuk është deklaruar me kohë.
“Ka pasur gabime teknike nga ana e Agjencisë por edhe zyrtarëve të lartë po i kemi ftuar ata që t’i evidentojnë gabimet eventuale”, ka deklaruar ai.
4.819 zyrtarë kanë qenë të obliguar ta deklarojnë pasurinë, 4.755 e kanë deklaruar, 35 e kanë deklaruar pas afatit, 16 me arsyetim dhe 13 nuk e kanë deklaruar fare.