Qeveria merr vendim që të mos ketë pensione nën 100 euro

Kabineti qeveritar i Kosovës

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është vendosur që masa e Pakos së Ringjalljes që parashihte pensione prej 100 eurove, tashmë të bëhet si masë e përhershme për të gjithë pensionistët kosovarë. Kështu, sipas këtij vendimi të sotëm, të gjithë pensionistët në vend, nuk do të marrin më pensione nën 100 euro.

Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, tha se tani e tutje nuk do të ketë pensione nga 90 euro për pensionet bazike, 75 euro për kategoritë e personave me aftësi të kufizuara, 90 euro për pensionet familjare, apo nga 90 euro për rastet invalidore të punës. Prej tani, sipas Muratit, shuma minimale që do të jepet në formë pensioni është 100 euro. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar