Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka njoftuar fermerët se sot ka shpallur Thirrjen për aplikim për Pagesa Direkte për qumësht/litër, sipas kategorive të cilësisë, për therjet e raportuara të gjedhit (në këtë rast thertoret), viçat për majmëri dhe pagesat direkte për akuakulturë pra fermerët që merren me shitjen e mishit të peshkut.
Kjo thirrje për subvencionim nga Qeveria, sipas njoftimit të MBPZHR-së, është për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2021, dhe ftohen të gjithë fermerët që i plotësojnë kushtet të aplikojnë për subvencionim.
Ndërsa, sa i përket dokumentacioneve të nevojshme për aplikim dhe kriteret e pranueshmërisë, ministria në fjalë ka paraqitur një link të ministrisë, në të cilin mund t’i gjeni të gjitha detajet rreth subvencionimit dhe kushteve të kërkuara për secilën veprimtari.
“Për detaje më të hollësishme, si dhe për t’u njohur me dokumentacionin e nevojshëm për aplikim dhe kriteret e pranueshmërisë, ju ftoj të klikoni në linkun e mëposhtëm: https://azhb-ks.net/sq/thirrje-per-aplikim”, përfundon njoftimi i ministrisë. /Buletini Ekonomik/











