Me moton ‘Asnjë centë më shumë’ është duke u protestuar sot në sheshin ‘Zahir Pajazit’ në Prishtinë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, të paralajmëruar nga Qeveria e ZRrE-ja.
Qindra qytetarë janë mbledhur në këtë protestë, dhe të njëjtit janë nisur drejt objektit të Qeverisë.
Përmes kësaj proteste, qytetarët janë duke kërkuar që të mos ndodhë shtrenjtimi i rrymës si dhe është duke u kërkuar që të mos aprovohet bllok-tarifa e propozuar nga Zyra e Rregullatori të Energjisë (ZRrE).
Gjithashtu, protestuesit kanë edhe një kërkesë tjetër, që të nacionalizohet ndërmarrja e KEDS-it.
Ndryshe, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), ditë më parë ka publikuar raportin konsultativ që parasheh shqyrtim urgjent të tarifave të energjisë dhe njëkohësisht shtrenjtim të energjisë për konsumatorët në vend.
Ky raport, është në konsultim publik për qytetarët dhe të gjitha institucionet relevante deri më datë 28 janar 2022, që t’i dërgojnë komentet dhe sygjerimet e tyre lidhur me tarifat e propozuara./Buletini Ekonomik/