ATK-ja dënohet për shkelje të të dhënave personale të qytetarëve

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka dënuar sot Administratën Tatimore të Kosovës për shkelje të të dhënave personale të qytetarëve, shkruan Gazeta Express.

Komisionerja Krenare Sogojeva-Dërmaku ka thënë në emisionin “Frontal” në T7, tha se ky vendim ndaj ATK-së është përfundimtar.

“Sot kemi publikuar dënimin e parë për ATK-në, formalisht ndaj vendimit të Agjencisë mund të hapet konflikti administrativ pran Gjykatës por gjithsesi, vendimi i Agjencisë është ekzekutiv dhe përfundimtar”, deklaroi ajo.

Reklama e sponzorizuar

Më tutje, Sogojeva tha se ATK-ja ka publikuar të dhëna të ndjeshme të qytetarëve gjatë publikimit të listave me emrat e personave që nuk e kanë paguar tatimin.

“Për shkelje të të dhënave të dhënave personale. ATK-ja ka bëtë publike listën e personave që nuk e kanë paguar tatimin. Ka dhënë më shumë detaje duke e publikuar edhe numrin personal të individëve. Kjo ka ndodhur pasi Agjencia kohë më parë e ka lëshuar një shkresë për ATK-në që t’i heq ato lista apo t’i heq nga lista numrat personal të individëve apo të dhënat e ndjeshme, por nuk e ka bërë”, ka thënë ajo. /Gazeta Express/

Videon e plotë të emisionit mund ta shikoni KËTU.