AKP-ja me Policinë shkojnë në zyret e “AgroKosova”, kundërshtohen nga pronarët

Agjencia Kosovare e Privatizimit, e shoqëruar nga Policia e Kosovës kanë shkuar në zyrat e Ndërmarrjes “AgroKosova Holding”, apo ish-ndërmarrja shoqërore “NBI Suhareka”.

Kurse nga ndërmarrja AgroKosova Holding kanë kundërshtuar ta lirojnë objektin.

Reklama e sponzorizuar

Dy palët kanë pasur përplasje me fjalë. Në këtë takim ka qenë të pranishëm edhe një numër i madh pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Pronari dhe avokatja e kësaj ndërmarrjeje kanë kërkuar bazën ligjore të AKP-së për këtë veprim, por nga AKP kanë thënë se “duhet të lëshoni sallën”.

“Do të përballeni me ligjin”, ka thënë avokatja e AgroKosova Holding. /EO