Kursi i këmbimit/ Si e kanë nisur javën valutat e huaja përballë Lekut?!

Monedha europiane blihet këtë të hënë me 121 lekë dhe shitet me 121.6 lekë në raport me javën e kaluar duke mos pësuar luhatje të ndjeshme të vlerës.

Paundi britanik ndërkaq ka humbur pikë krahasuar me javën e kaluar teksa është blerë sot me 142.8 lekë dhe shitet me 144 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Dollari amerikan ndërkaq ka regjistruar rënie të ndjeshme të vlerës në raport me javën që lamë pas pasi blihet sot me 105.7 lekë dhe shitet me 106.6 lekë.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane blihet sot me 114.2 lekë dhe shitet me 115.1 lekë teksa ka pësuar rënie të kuotës referuar tregut të brendshëm valutor në raport me javën e shkuar./SCAN TV/