Apostolova: Për liberalizimin e vizave duhet durim

Sa herë që pyetem për liberalizimin e vizave, unë kërkoj që të ketë durim. E di që durimi ka kufi, por kam një mesazh të rëndësishëm që dua t’ua jap edhe qeverisë dhe institucioneve, ka thënë për Interaktivin e sotëm Natalya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Ka shtuar se Kosova i ka përmbushur 95 kritere që janë kërkuar nga Komisioni, por derisa koha kalon, të gjitha këto 95 kritere duhet mbajtur.

Reklama e sponzorizuar

“Këto kritere janë vendosur për ta afruar Kosovën me standardet evropiane në luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar. Ajo që duhet është që kriteret të mirëmbahen, sepse vetëm në këtë mënyrë shtetet anëtare të BE-së do të binden që Kosova është e gatshme të fitojë liberalizimin e vizave”, ka thënë ajo.