Marrëveshjet për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë (METD) janë marrëveshje bilaterale në mes të dy shteteve me qëllim të parandalimit të tatimimit të dyfishtë mbi të ardhura dhe kapital si dhe parandalimin e evazionit fiskal.
Informata të përgjithshme për jo rezidentët:
Jo rezidentët – personi fizik
Sa i përket të drejtës tatimore të personave Jo rezident të cilët aktualisht janë të punësuar në vendin tonë ajo ndryshon si në vijim:
1) Marrëveshjet për eliminim të tatimit të dyfishtë (METD) në fuqi! Në rastet kur ekziston METD me shtetin në fjalë: atëherë çështja e tatimimit për këtë person i cili realizon të hyra në shtetin burimor do të trajtohet ashtu siç kërkon marrëveshja konkrete. E cila po ashtu mund të dalloj në varësi nga:
a) Afati i kontratës/punësimi i personit; nëse kohëzgjatja e angazhimit te personit nuk tejkalon 183 dite, atëherë ai tatohet në vendin e rezidencës, dhe nuk është i obliguar të tatohet në shtetin burimor;
b) Lloji i shërbimeve; në këtë dallon varësisht se a është ai lloj i shërbimit përsëritës apo kryhet vetëm një herë.
Në rast se personi fizik jo rezident kalon periudhën e përcaktuar (183 ditë) të qëndrimit dhe angazhimit në Kosovë atëherë kompania e cila ka angazhuar atë person ka për obligim të bëj deklarimin dhe pagesën e tatimeve sipas legjislacionit në fuqi, bazuar në Kontratën e punësimit apo për kryerjen e shërbimeve në atë vend.
Lidhur me pagesën e tatimeve në Kosovë për personat jo rezident, nëse nga ai kërkohet dëshmi për pagesën e tatimeve atëherë vërtetimin tatimor e lëshon ATK.
2) Në rastet kur nuk kemi METD: atëherë e drejta tatimore përcaktohet me legjislacionin vendor në fuqi.
Procesi i përcaktimit të statusit të rezidencës për qëllime tatimore është e rregulluar me dispozitat e Nenit 4 të Marrëveshjes për Eliminim të Tatimit të Dyfishtë.