Punëtorët e Ferronikelit sërish në protestë, kërkojnë kthimin në punë

Sot për të tretën herë punëtorët e kompanisë “NewFerronikeli” kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës.

Gjatë protestës një pjesë e protestuesve kanë tentuar të hyjnë në në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Kjo protestë është mbajtur nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të kompanisë Ferronikelit.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkohë, kërkesa kryesore e tyre është që të kthehen në punë.

“Mos na diskrimino! Punëtorët nuk janë privatizuar! Punëtorët nuk janë të privatizuar! Plus 1,000 raste sociale! Kryeministër edhe punëtorët e Ferronikelit janë Kosovë”, ishin thirrjet që bënin punëtorët e kësaj kompanie.

Kujtojmë se që nga 8 nëntori punëtorët e “Ferronikelit” mbetën pa punë. Krejt kjo për shkak krizës energjetike e cila detyroi “NewFerronikel” që të ndalojë prodhimin./Buletini Ekonomik