Bullgaria synon 10 mijë pika të rimbushjes për automjete elektrike deri në vitin 2027

Operatori i Sistemit të Transmisionit së Bullgarisë, ESO, ka nënshkruar një marrëveshje të bashkëpunimit me një grup të organizatave për të pëcaktuar objektivin e instalimit të 10,000 stacioneve rimbushjes për automjete elektrike që do të përdorin energji të gjelbër elektrike brenda pesë vieteve.

Bullgaria duhet të ketë infrastrukturën e duhur të rimbushjes për automjetet elektrike deri në vitin 2025, sipas një memorandumi bashkëpunimi midis Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike në pronësi shtetërore (ESO) dhe disa palëve të interesuara.

Gjithashtu parashikohet instalimi i 10,000 stacioneve të rimbushjes, tha Forumi Bullgar i Energjisë dhe Minierave, përcjell balkangreenenergynews.

Reklama e sponzorizuar

ESO, Operatori i Sistemit të Trasnmisionit, ka nënshkruar një marrëveshje me Shoqatën Kombëtare të Komunave në Republikën e Bullgarisë, Dhomën Bullgare të Inxhinierëve të Energjisë (BBCE), Shoqatën Bullgare të Automjeteve Elektrike (BAEPS), Grupin Industrial të Veturave Elektrike Elektromobili (IKEM) dhe Shoqatën e Pronarëve të Automjeteve Elektrike në Bullgari (ASEB).

ESO e përkushtuar për të siguruar qasje për kycjen e stacioneve të rimbueshjes në rrjetin e transmisionit

Sipas një dokumenti, ESO do të sigurojë qasje për kycjen e stacioneve të rimbushjes në rrjetin e transmisionit.

Kompania operoin 297 stacione të rimbushjes përgjatë vendit.

Ndërkohë, memoradnumi parashikon instalimin e pikave të rimbushjes të shpejtë dhe të ngadalshëm për automjeteve elektrike, për transportin publik dhe për kamion.

Në një deklaratë, Forumi i Energjisë dhe Minierave të Bullgarisë, një organizatë jo-qeveriater, tha se ESO pret që numri i automjeteve elektrike të arrijë në 200,000 deri në fund të dekadës.

Kjo nënkupton rreth 600 GËh të energjisë elektrike në vit që do të ketë nevojë për furnizim të kësaj flote, që parashikohet të rritet deri në 3.5 milion deri në 2050.

Flota e automjeteve elektrike pritet që të rritet deri në 3.5 milion deri në 2050

ESO parashikon se konsumi vjetor i energjisë i të gjitha automjeteve rrugore në Bullgari, aktualisht në 45 TWh, do të bëhet tre herë më i ulët nga mesi i shekullit për shkak të vendosjes masive të modeleve elektrike.

Partnerët thanë se do të shkëmbejnë informacion mbi gjendjen e infrastrukturës, nevojën për vendndodhje dhe kapacitet, vendimin e autoriteteve kombëtare dhe komunale dhe vlerësimet financiare.

Ndërtimi i një rrjeti mbarëkombëtar për rimbushje me energji elektrike të gjelbër do të nxisë përdorimin e burimeve të ripërtëritshme dhe llojeve të transportit miqësore me mjedisin, madje edhe në vendbanimet që ndodhen larg rrugëve kryesore, thuhet në raport.