Paga minimale në Bullgari do të jetë 710 BGN (363 euro), duke filluar nga 1 prilli 2022.
Masa u miratua në një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh.
Megjithatë, sipas sindikatave, një rritje prej 10% e pagave, tashmë është neutralizuar nga inflacioni, ndaj ato do të kërkojnë një rritje tjetër në korrik.
Shoqata e kapitalit industrial në Bullgari është kundër rritjes së pagave dhe vazhdon të këmbëngulë në zhvillimin e një mekanizmi, ku paga minimale të përcaktohet nga aktivitetet ekonomike.
Dhoma Bullgare e Tregtisë nuk e mbështeti propozimin.
Këshilli Trepalësh miratoi gjithashtu zgjatjen e masës së ndihmës ekonomike 60/40 për bizneset, deri në qershor.











