Si është java për valutat kryesore?

Kursi i Këmbimit
Këmbimi i monedhave

Monedha europiane nuk ka regjistruar luhatje të kuotës mëngjesin e  kësaj të premte teksa vijon edhe sot të blihet me 120.7 lekë dhe të shitet me 121.3 lekë sikurse edhe një ditë më parë.

Sipas kursit të këmbimit lokal Paundi britanik e ka mbyllur këtë javë pozitivisht teksa është blerë mëngjesin e  sotëm me 144.7 lekë dhe është shitur me 146.1 lekë në raport me dje.

Dollari amerikan gjithashtu ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës krahasuar me ditën e  enjte pasi blihet këtë fund jave me 111 lekë dhe shitet me 112.2 lekë.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane sakaq ka pësuar një humbje të ndjeshme të vlerës sot pasi në raport me një ditë më parë është blerë me 117.7 lekë dhe është shitur me 118.8 lekë./Scan Tv/