Kuvendi miraton në shqyrtim të dytë Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit për sigurimet shëndetësore

Kuvendi i Kosovës

Me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar sot në shqyrtim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin shëndetësor.

Me po kaq vota, Kuvendi ka miratuar sot në shqyrtim të dytë edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shëndetësi.

Me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim u miratua në shqyrtim të dytë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse.

Reklama e sponzorizuar

Ndërsa me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar shqyrtimi i dytë i Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për produkte dhe pajisje medicinale.

E për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shëndetësi publike votuan 65 deputetë.