Rreth 100 punëtorë të Lotarisë së Kosovës, kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës, ku kanë Punëtorët e Lotarisë së Kosovës marrin premtim nga kryeministria se së shpejti do të iniciohet ligji.
Përveç kësaj, ata kanë kërkuar që punëtorët të marrin pagat, pasi qysh nga muaji prill kur janë ndaluar lojërat e fatit ata nuk janë paguar.
Përfaqësues të sindikatës së Lotarisë së Kosovës janë pritur në takim në zyrën e kreyministrit Ramush Haradinaj, ku kanë marrë premtime se së shpejti do të iniciohet Ligji për Lotarinë e Kosovës.
Ismet Uka, anëtar i kryesisë së Sindikatës së Lotarisë së Kosovës, ka treguar se cilat janë kërkesat e punëtorëve, derisa ka thënë se do të protestojnë derisa të plotësohen kërkesat e tyre.
“Punëtorët e Lotarisë së Kosovës sot kanë dal për të protestuar dhe të apelojmë dhe të bëjmë kërkesë tek Qeveria së pari për inicimin sa më të shpejtë të ligjit të veçantë për Lotarinë e Kosovës, ashtu siç është premtuar. Kërkesa e dytë është sigurimi i pagave për të gjithë punëtorët e Lotarisë së Kosovës deri në miratimin e ligjit, këtë e them pasi dihet se Qeveria është themeluese dhe pronare e Lotarisë së Kosovës prandaj duhet të merren parasysh obligimet e saja. Kërkesë tjetër është që kemi obligime ndaj lokaleve që i kemi me qira, obligime ndërkombëtare kontraktuese që kemi pasur për furnizim me terminale për hapjen e pikave të reja. Kështu që, këto kërkesa imediate, por kërkesë themelore është që të iniciohet sa më shpejt ligji për Lotarinë e Kosovës, ashtu siç është premtuar. Po shihet se efektet e ligjit të shfuqizuar për lojërat e fatit nuk ka pru kurrfarë efekti pasi të gjitha subjektet tjera punojnë, kurse vetëm Lotaria e Kosovës për momentin është e pezulluar”, tha ai, raporton Ksp.
Uka bëri të ditur se nga takimi që kanë pasur në Zyrën e kryeministrit Haradinaj, kanë marrë premtim se do të iniciohet ligji.
“Patëm një takim mjaftë të mirë dhe një pritje mjaftë të mirë ku na dhanë premtime se këtë punë do ta iniciojnë dhe do të bëjë të pamundurën që t’ia përcjellë edhe kryeministrit edhe zyrës ligjore që të bëhet sa më shpejt inicimi i ligjit. Pasi që dihet në cdo vend të rajonit, të botës ekziston dhe funksionon lotaritë shtetërore…Nëse nuk përmbushen ne do t’i vazhdojmë protestat deri në realizimin e kërkesave tona. Është një gjendje mjaftë e vështirë e punëtorëve, do të thotë një gjendje sociale që disa muaj nuk kanë marrë paga dhe kanë obligime, janë mbajtës të familjeve, kanë obligime të kredive, kështu që jemi në gjendje mjaftë të rëndë”, tha ai.
Kujtojmë se ndalimi i lojërave të fatit nga Kuvendi i Kosovës është bërë me 28 prill të këtij viti, ku nga ajo kohë Lotaria e Kosovës ka ndërprerë veprimtarinë e saj.