Michael Schumann, kryetar i Bordit të Agjencisë Federale Gjermane për Zhvillimin e Biznesit dhe Tregtinë e Jashtme (BWA), ka thënë se Kosova ka shumë potencial për zhvillim ekonomik, duke treguar interesimin e shumë kompanive gjermane për të investuar këtu. Në një intervistë për Radio Kosovën, ai përmend sektorin e energjisë, minierave dhe mineraleve, por edhe fusha të tjera, si turizmi, ku mund të bëhen investime kapitale. “Kompanitë gjermane janë të interesuara të sjellin investimet e tyre në vende më afër Gjermanisë dhe t’i tërheqin ato nga vendet e largëta, ku kanë funksionuar deri tani. Mungesa e lëndëve të para, e theksuar kohëve të fundit në vendet e Evropës, krijon një mundësi të jashtëzakonshme për Kosovën”, ka thënë Schuman.
Intervista e Radio Kosovës me Michael Schumann, kryetar i Bordit të Agjencisë Federale Gjermane për Zhvillimin e Biznesit dhe Tregtinë e Jashtme (BWA).
Z. Schumann, si e shihni ju potencialin që ka Kosovë për zhvillim ekonomik?
Michael Schumann: Ne i përcjellim zhvillimet ekonomike që një kohë të gjatë në Kosovë. Shohim se këtu ka potencial shumë të madh për ekonominë gjermane dhe për kompani gjermane. Edhe në të kaluarën kemi pasur shkëmbim informacionesh me institucione të ndryshme, por ne kemi edhe përfaqësues të tanë si dhe punojmë ngushtë edhe me Ambasadën e Kosovës në Gjermani. Në veçanti, zhvillimet e fundit e kanë vënë në pah se do të ketë zhvillime interesante edhe në fushën e ekonomisë. Interesimin gjerman e ka treguar edhe vizita e kancelarit Scholz në Kosovë, që Kosova mund të jetë në qendër të vëmendjës së zhvillimit. Kjo ka të bëjë edhe me burimet minerale që i ka Kosova. Mendoj se me ndryshimet e fundit ekonomike dhe mungesën e lëndëve të para është një shans dhe mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën.
Ku konkretisht mund të investohet në Kosovë?
Mendoj se në Kosovë ka shumë veprimtari, të cilat tash për tash janë të mundshme për t’u zhvilluar. Për shembull zhvillimi i energjisë së pastër, kështu që në atë fushë është bërë së fundmi një investim kapital. Gjithashtu edhe në fusha të tjera të industrisë, sepse Kosova ofron kushte të mira me personel. Shumë kompani gjermane, pas pandemisë, po mendojnë se për shkak të largësisë, prodhimet e tyre që i kanë pasur larg Gjermanisë, si në vendet aziatike e më larg, janë duke shqyrtuar mundësinë që të zhvillojnë diku në afërsi. Poashtu ndoshta dicka mund të bëhet edhe në turizëm. Shumë njerëz do të mund të bënin pushime më afër Evropës. Kosova është shumë më afër për ta. Kosova ka natyrën e mirë dhe të pasur shumë, njerzit janë shumë të mirë, të sjellshëm dhe të afërt dhe gjermanët janë shumë të respektuar këtu.
Mendoj se është një ponecial shumë i madh në burimin e minierave dhe mineraleve. Bazuar në një të kaluar që keni pasur, Gjermania dhe kompani gjermane do të mund të bënin një riaranzhim të këtyre burimeve, Është njëtraditë e gjatë me shumë histori, me shumë burime potenciale në Kosovë. Natyrisht duhen investime. Pra ju duhet të zhvilloni atë industri përsëri, ta rindërtoni, por mendoj se është një shans për të ardhmen këtu dhe mendoj se shumë kompani gjermane dhe evropiane janë duke shfaqur interesim për këto investime.
A keni ndarë këto ide dhe këto plane me autoritete në Kosovë?
Ne sapo kemi ardhur këtu, por ne jemi konsultuar me autoritet në Gjermani. Kemi atje komisionerin për burimet strategjike për industrinë gjermane. Dhe ideja është që të ndahet plani dhe të prezantohet ai me njerëzit vendimarrës në politikë në Gjermani ashtu edhe këtu në Kosovë dhe të ndihmohen këmbimet në mes investitorëve dhe ndërmarrjeve, në sektorin privat.
A do të mund të marrë shumë kohë ky proces?
Bota ka ndryshuar në mënyrë dramatike prej muajit shkurt të këtij viti e deri sot. Tani jemi në mes të qershorit. Mendoj se po lëvizim shpejt dhe jam optimist, do të mund të marrë kohë natyrisht, investimet në një industri strategjike kërkojnë kohë, sepse po flasim për investime të mëdha, por mendoj se do të shohim lëvizje të mëdha këtu dhe atëjo shumë larg.
Sa është e hapur qeveria e Kosovës të pranojë investime të tilla?
E shoh që ekziston një gatishmëri dhe një vullnet për zhvillimin e mëtutjeshëm me Gjermaninë. Kancelari Scholz është pritur jashtëzakoisht mirë dhe përzemërsisht në Kosovë. Fakti që kancelari ishte fillimisht në Kosovë në vizitën e tij në Ballkan, e nenvizon apo e lë të nënkuptojë raportin e mirë në mes Berlinit dhe Prishtinës. Unë besoj dhe shpresoj se ky bashkëpunim do të intensifikohet edhe më shumë. Nëse mund tëjap një rekomandim unë, fokusimi kryesor duhet të jetë në resurset që ka Kosova.
Pas luftës në Ukrainë janë zhvendosur edhe nevojat e tregut për kompani të shumta. A mund të jetë Kosova si destinacion i burimeve për furnizime të caktuara?
Është shumë me rëndësi që këto tema të pasqyrohen dhe të prezantohen edhe nga ana e qeveritarëve në Kosovë. Qeveria dhe institucionet në Kosovë duhet të prezantojnë më mirë Evropës së në Kosovë ka resurse të lëndëve të para, në mënyrë që Evropa të orientohet këtu. Kosova për shembull ka një traditë në prodhimin e baterive. Kjo është një pikë shumë strategjike që do të duhej të përcillej, për shkak se Evropa e kërkon një pikë strategjike për prodhimin dhe zhvillimin e baterive. Këto janë kërkesa dhe drejtime të reja të tregut.
Gjithashtu që çështjet e diskutuara në procesin e Berlinit, tash së fundi të diskutuara edhe me Kancelarin Scholz gjatë vizitës në Kosovë në forcimin e marrëdhënieve rajonale përmes procesit të Berlinit qëKosova të mund të jetë më e fuqishme edhe në rajon.
Në anën tjetër edhe Evropa duhet të bëjë disa lëvizje, në veçanti Gjermania duhet të japë fjalën e vet për liberalizim e vizave për Kosovën.
Z. Schumann, ekziston një frikë se me liberalizimin e vizave do të ketë largim edhe më të madh prej Kosovës. Si mendoni, a mund të krijohen vende pune këtu në Kosovë, me këto investime që po përmendi?
Unë nuk e ndaj këtë shqetësim, sepse po flasim për Kosovën, një vend i vogël dhe në anën tjetër po flasim për një Evropë me një metropol shumë të madh dhe nuk ia ka frikën kësaj pune, sepse nuk mund të ndodhë. Njerëzit këtu, sa kam parë unë, e duan këtë vend, shumë e respektojnë këtë vend dhe janë në gjendje të bëjnë cdo gjë për zhvillimin e këtij vendi dhe në asnjë mënyrë nuk do të lëvizin nga ky vend të shkojnë në vende evropiane. Unë mendoj se BE duhet të lëvizë në këtë proces dhe atë shumë shpejt.
Atë që e potencuat edhe ju kompanitë këtu nëse investojnë e kanë një mundësi të mirë, sidomos me njerëz të rinj, që do të përgatiten, do të shkollohen, do të punojnë prej këtu në vendet evropiane. Edhe për shkak të raporteve të mëhershme, por edhe për shkak të lidhjeve me vende evropiane, shumë të rinj flasin gjuhë të tjera, anglisht, gjermanisht. Kanë shumë familjarë të afërm të cilët një kohë të gjatë që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani. Ka një mirëkuptim për kulturën gjermane, për traditën gjermane, dhe është edhe një lidhje emocionale, apo shpirtërore mes Kosovës dhe Gjermanisë.
A keni pasur përvoja të ngjashme me vende të tjera?
Agjencia Federale Gjermane për Zhvillimin e Biznesit dhe Tregtinë e Jashtme (BWA) ka qenë shumë aktive në shumë vende, sidomos në 20 vjet të fundit, pra kemi një përvojë të gjatë dhe cdo lëvizje për investime tani na bën rrugën tonë më të lehtë dhe kjo është një mënyrë e drejt për agjencinë e natyrisht është një kënaqësi. Ka ende potenciale këtu për të lëvizur në atë drejtim dhe besoj se sa më shumë që vendet zhvillohen, aq më shumë zhvillohen edhe mekanizmat.
A keni bashkëpunime me kompani apo biznese shqiptare në Gjermani?
Deri tani jo, aq sa ne dëshirojmë. Kjo është një arsye pse jemi këtu. Ne themi te Agjencia Federale për investime,(BWI) ndërtojmë ura. Mirëështë kur bëhet edhe një urë, sepse ajo mund të kalohet nëdy drejtimet. Natyrisht mendoj se duhet të jetë një urë që duhet t’iu japë mundësi gjermanëve të vijnë këtu. Ajo urë mundëson edhe qasjen e shumë bizneseve nga Kosova, për shembull janë këtu disa kompani të rëndësishme që mund të ofrojnë produktet e tyre për tregun gjerman. Ne jemi në proces të bashkëpunimit me disa kompani në Kosovë.
Ajo cka do të doja të ndaja me dëgjuesit tuaj është se, Kosova e ka një diasporë shumë të madhe në Gjermani. Ajo është një prej aseteve më të fuqishme që keni. Shumë prej tyre kanë zhvilluar biznese edhe atje, në mesin e tyre është edhe z. Sami Hyseni, i cili ka zhvilluar biznesin e tij në Gjermani dhe punon për shumë vjet atje. Secili nga ta është një urë e vogël me Gjermaninë dhe përmes këtyre mund të arrihet shumë më shumë për të rritur potencialet dhe zhvillimin mes Kosovës dhe Gjermanisë.
Unë për shembull e kam njohur z. Sami Hyseni në Frankfurt, përmes një përfaqësuesi që ka agjencia federale në Frankfurt. Ai u prezantua si një personalitet me potencial shumë të madh. Ai kishte migruar në Gjermani pa asnjë cent, para luftës. Me punë, ka zhvilluar një rrugë shumë të suksesshme, prej zeros fare, dhe ai është falenderues shumë shtetit gjerman që i ka ofruar punë dhe mundësi për të arritur. Ai tani dëshiron të japë kontributin e tij për vendin e tij, Kosovën, duke krijuar ura bashkëpunimi mes Gjermanisë dhe Kosovës. Kjo qasje e tij më ka bërë shumë kurreshtar ta njihja nga afër, z. Sami Hyseni, dhe kam thënë duhet ta takoj këtë njeri. Jam shumë i entuziazmuar për lidhjet që ai i mban me Kosovën. Ky krejt suksesin e ka arritur me punë dhe angazhim shumë të madh. Sami Hyseni mund të jetë një model se si duhet të punohet, sepse të gjitha me punë i ka arritur. Ka shumë kosovarë në Gjermani që kanë nisur nga zero. Shembuj si z. Hyseni na duhen më shumë.
A mund ta marrim këtë si mesazh për të rinjtë në Kosovë?
Po! Ne duam shembuj, njerëz që duhet të dëshmohen. Njerëz që tregojnë gatishmëri për të dhënë nga vetja dicka, edhe qendrueshmërinë, edhe besimin e guximin e shumë afaristë tëtjerë qëi kam njohur kanë kaluar nëpër rrugën e njëjtë. Pra edhe pse fillon nga zero, me punë dhe angazhim arrihen të gjitha.
Delegacioni nga Gjermania, i kryesuar nga Michael Schumann, kryetar i Bordit të Agjencisë Federale Gjermane për Zhvillimin e Biznesit dhe Tregtinë, ishte sjellë në Kosovë nga Sami Hyseni, i cili është senator në këtë agjenci për vendet e Ballkanit dhe Arabinë Saudite.
Në kuadër të këtij delegacioni ishte edhe Prof. Dr. Manfred F. Welker, që përfaqësonte republikën e Esenit dhe personalitet me ndikim në Frankfurt. Ai ndër të tjera tha se ka një përqendrim të vecantë për Kosovën dhe zhvillimin e saj ekonomik. “Unë jam një ambasador për zhvillimin ekonomik për vende të ndryshme të botës. Mirëpo jam përqendruar më shumë në Kosovë. Ështëhera e tretë, që vij nëKosovë. Tashmë jam i njohur këtu. Kur kam qenë më 2018 kam takuar shumë krytarë të komunave të Kosovës. Më 2020 kam qenë këtu dhe kam sjellë disa kompani gjermane që veprojnë këtu por edhe disa kompani kosovare që veprojnë në Gjermani. Janë tri kompani të mëdha që janë shumë me rëndësi për Kosovën dhe Shqipërinë. Për Kosovë jam shumëi përqendruar sepseështë në zemrën time. Kur them se do ta bëj një punë mundohem shumë shpejt ta arrij suksesin”, tha Welker.
Për shkak të pandemisë disa projekte kanë mbetur pa inicuar, por tani do të procedohen, tha ai. “Problem ka qenë korona që naka penguar. Përndryshe kishim arritur qëllimet tona ekonomike qëi kemi menduar dhe i kemi planifikuar. Kur kam qenëte ministrii ekonomisë këtu, i kam vecuar disa pika të rëndësishme, energjinë, ujin, mjekësinë, industrinë.Ka qenë edhe një kompani e madhe që bën prodhimin e mobiljeve e cila tashmëështë në tregun gjerman. Jam shumëi kënaqur që kemi takuar një person si Sami Hyseni, sepse ai nai hap dyert në Kosovë.Është një kohë e gjatë që e njoh Hysenin, ne e ndihmojmë njëri tjetrin. Por unë cka kam pare te Sami Hyseni, ai ka një potencial shumë të madh të cilin të tjerët nuk e shohin. Z. Hyseni ka njohuri aq të madhe që shumë njerëz nuk e dinë, unë gjatë takimeve që kam pasur me të, kam thënë dhe kam konstatuar seky njeri iu duhet të tjerëve”, tha Welker.
Por, çka mund të bëjë Sami Hyseni për Kosovën?
“Z. Hyseni është senator në BWA dhe ky mundohet shumë për vendin e vet për të sjellë zhvillimin ekonomik në Kosovë. Kjo është shumë e rëndësishme dhe besoj se do të kemi sukses. Kur kam qenë të ministri i mëparshëm dhe shumë të tjerë, kam kërkuar një person që do të mund t’i zbërthente gjërat sic duhet, tani e kemi z. Sami Hyseni, i cili i njeh mirë gjërat këtu dhe kemi një komunikim shumë të mirë dhe funksional. Përfund do të them se këto planifikime tona do t’i arrijmë me z. Hyseni”, përfundon prof. Welker.
Agjencia Federale Gjermane për Zhvillimin e Biznesit dhe Tregtinë e Jashtme (BWA) ka rreth 1500 anëtarë. Ndërsa mundëson komunikimin dhe ka qasje deri në 10 mijë kompani gjermane. /Radio Kosova/