Telekom Sllovenia të premten ka nisur procedurat për të shitur 100% të aksioneve të filialit të saj në Kosovë, IPKO Telecommunications LLC, shkruan mediumi Seenews, përcjell Buletini Ekonomik.
Vendimi është në përputhje me strategjinë e grupit Telekom Slovenija për periudhën 2019-2023, e cila gjithashtu përfshin mundësinë e konsolidimit të mëtejshëm nëpërmjet zgjerimit të investimit në tregjet ku operon grupi.
Më tutje, nuk është dhënë ndonjë informacion shtesë.
Në mars të vitit 2018, Telekom Slovenija u bë pronar i vetëm i IPKO-s pasi u pajtua të blejë pjesën e mbetur prej 6.89% të kompanisë.
IPKO është ofruesi kryesor internetit dhe ofrues i dytë më i madh i telefonisë mobile në Kosovë. /Buletini Ekonomik/