Ndalohet puna e separacioneve të zhavorrit në Kamenicë

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) në bashkëpunim me inspektorët e Komunës së Kamenicës kanë inspektuar 4 lokacione dhe kanë ndaluar punën e kompanive që nxjerrin zhavorr në lumenjtë e kësaj komune.

Inspektimi është zhvilluar në fshatrat Lajçiq, Shipashnicë e Poshtme, Mucivercë dhe Hodonoc dhe se nga inspektimet në terren është konstatuar se shtatë separacione dhe një deponi e zhavorrit kanë operuar ilegalisht. Institucionet kanë ndaluar punën e separacioneve dhe të deponisë së zhavorrit, ngase ato nuk kanë leje për operim, shkruan sot Koha Ditore.

Reklama e sponzorizuar

Pushteti komunal është deklaruar se kompanitë do të lejohen të operojnë vetëm nëse pajisen me leje. Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunë e Kamenicës, Ramadan Basha, ka deklaruar se ata kanë zhvilluar një aksion i cili është koordinuar edhe me institucionet e tjera, duke përfshirë edhe Policinë e Kosovës. Ai ka thënë se separacionet e zhavorrit në këtë komunë kanë operuar ilegalisht. /Koha.net/