Rritet importi me Serbinë, bie me Shqipërinë

Fotografi ilustruese

Serbia është ritkhyer në pozitën e parë në importet e Kosovës sa i përket vendeve e rajonit.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për muajin shtator, tregojnë se sa i përket importit me vendet e rajonit, Serbia zë vendin e parë me një pjesëmarrje prej 7.0 për qind, Maqedonia të dytin me 4.6 për qind dhe pastaj vjen Shqipëria me 4 për qind.

Në përgjithësi, të dhënat tregojnë për një deficit tregtar më të larët për (6.5%) në muajin shtator 2022, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2021, gjegjësisht në vlerë prej 401,1 milion euro krahasuar me deficitin 376,5 milion euro në vitin 2021.

Reklama e sponzorizuar

Eksporti mbulon importin (16.1%).

Në muajin shtator 2022, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 28,1 milion euro, ose (36.6%) të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (12.1%). Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Maqedonia (11.9%), Shqipëria (11.5%), Serbia (7.7), Mali i zi (4.1%).