Kryetari i Londrës, Sadiq Khan ka thënë se BREXIT-i nuk po funksionin ngase eksportuesit në Britani të Madhe po kanë vështirësi.
Khan me anë të një shkrimi në Twitter thekson se po bie standardi i jetës së britanikëve.
“Le të jemi të sinqertë: BREXIT nuk po funksionon. Eksportuesit britanikë po kanë vështirësi, standardi i jetës po bie dhe Britania e Madhe është tani i vetmi vend i G7-së me një ekonomi më të vogël se përpara pandemisë COVID-19″, shkruan Khan.
“Nëse nuk përballemi me dëmin që po shkakton BREXIT-i, atëherë nuk mund të fillojmë ta trajtojmë atë”, përfundon ai.