FMN: Borxhi global është mbi nivelet përpara pandemisë, pavarësisht rënies së madhe në vitin 2021

Fondi Monetar Ndërkombëtar-FMN

Borxhi global publik dhe privat pati rënien e tij më të madhe të 70 viteve të fundit gjatë vitit 2021, pasi arriti nivele rekord për shkak të ndikimeve të COVID-19, por vazhdon të mbetet mbi nivelet para pandemisë, deklaroi të hënën Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Në publikimin e Monitorimit të Borxhit Global, FMN tha se borxhi total publik dhe privat u ul me 10 pikë përqindjeje, duke shkuar në 247% të prodhimit të brendshëm bruto global në vitin 2021, krahasuar me pikun e tij prej 257% në vitin 2020. Kjo shifër është sa 195% e PPB-së së vitit 2007, përpara krizës financiare globale.

Reklama e sponzorizuar

Në vlerë absolute, borxhi global vazhdoi të rritet, edhe pse me një ritëm shumë më të ngadaltë, duke arritur një rekord prej 235 trilion dollarësh vitin e kaluar.

Nivelet e borxhit pritet të vazhdojnë të bien në shumicën e vendeve në vitin 2022, duke pasur parasysh rritjen nominale të PBB-së, por viti 2023 mund të sjellin një profil më të sheshtë për shkak të rënieve ekonomike të parashikuara në shumë ekonomi dhe kostove në rritje për shërbimin e borxhit, tha Vitor Gaspar, drejtori i çështjeve fiskale në FMN.

Huadhënësi global tha se borxhi privat, i cili përfshin detyrimet jofinanciare të korporatave dhe të familjeve, ishte faktori që nxiti rënien e përgjithshme të nivelit të borxhit, duke u ulur me 6 pikë përqindje për të arritur në 153% të PBB-së, bazuar te të dhënat për 190 vende.

Rënia prej 4 pikë përqindjeje për borxhin publik, duke shkuar në 96 për qind të PBB-së, ishte rënia më e madhe në dekada, tha ai.

Lëvizjet jashtëzakonisht të mëdha në nivelet e borxhit  u shkaktuan nga rimëkëmbja ekonomike pas COVID-19 dhe rritja e shpejtë e inflacionit, tha FMN. /Reuters/