Shkon në ‘stratosferë’ çmimi i vezëve, një komplet gati 5 euro

Një komplet me vezë nëpër markete në Prishtinë po tregtohet për 4 euro e 29 centë, njëherit çmimi më i lartë i arritur për këtë produkt prej se ka filluar shtrenjtimi i çmimeve.

Sipas çmimores së Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), vetëm 4 ditë më herët, një komplet me vezë është shitur për 4 euro e 23 centë.

Rritje e çmimit këtë javë është vërejtur edhe tek mielli, ku çmimi për 5 kilogramë ka arritur në 3 euro e 88 centë. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar