Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, është shprehur falënderues lidhur me inicimin e ndërtimit të një busti në Prishtinë në nderë të Senatorit amerikan Bob Dole.
Kosnett ka thënë se Qeveria e SHBA-ve me atë të Kosovës ndodh të mos pajtohen në rrugën e politikës, por partneriteti mes tyre nuk varet nga ndonjë parti politike apo ndonjë udhëheqës i posaçëm.
“Ju falemnderit të gjithëve për prezantimin. Falënderoj të gjithë, jemi të nderuar që jemi pjesë e vënies së gurthemelit dhe e di që edhe senatori Bob Dole është i prekur thellë nga ky nderim”.
Kosnet ka thënë se gjatë tërë jetës së tij në shërbim, si hero i ushtrisë amerikane pastaj si kongresmen, Bob Dole i ka prirë përpara kauzës për paqe në tërë botën.
“Qeveritë tona ndoshta nuk do të pajtohen gjithmonë drejt politikave, e derisa partneriteti i SHBA-ve me Kosovën vazhdon të piqet, duhet punë e madhe për t’i mbajtur në një vijë këto pozicione. Partneriteti ynë mes vete nuk varet nga ndonjë parti e posaçme politike apo ndonjë udhëheqës”. /Insajderi.com/