Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.
Këtë informacion e ka konfirmuar për Gazetën Express këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.
“Zyra e Presidentes ka pranuar për shpallje, Ligjin Nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, sot, më 4 janar 2023. Pas analizave ligjore nga Zyra e Presidentes, Presidentja Osmani e ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, po sot, më 4 janar 2023”, tha Kupina për Gazetën Express.
Pas dekretimit hapet rruga që ligji të publikohet në gazetën zyrtare dhe pas një muaji hyn në fuqi.