Zyra e Prokurorit ka pritur në takim sindikatën e punëtorëve të Telekomit, për të diskutuar shqetësimet e ngritura nga kjo e fundit rreth kontratave të dëmshme.
Sindikata u përfaqësua nga kryetari i saj Lamih Balaj dhe Naim Haliti, dhe njoftojnë se është diskutuar edhe për kontraktën me Z Mobile, raporton Ballkani.info.
“Në vazhdën e angazhimeve të FSP – PTK, sot është zhvilluar një takim zyrtar me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit. FSP – PTK është përfaqësuar nga Kryetari Z. Lamih Balaj me bashkëpunëtorin Z. Naim Haliti, takimi ishte shumë përmbajtjesor, ku janë diskutuar shqetësimet e ngritura nga FSP-PTK rreth kontratave të dëmshme, me theks të veçantë kontrata me Z-Mobile”, thuhet në njoftimin e sindikatës.
FSP-PTK ka falënderuar Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit për bashkëpunim.









