Shkurtimet e vendeve të punës nga sektori i teknologjisë po rritet, pasi kompanitë që udhëhoqën tregun 10-vjeçar të rritjes ekonomike po ballafaqohen me një realiteti të ri.
Nga 15 kompanitë kryesore të teknologjisë, numri i punëtorëve që është larguar gjatë vitit 2022 është 63,780, përcjell Telegrafi.
Microsoft ka njoftuar se do të largoj nga puna 10 mijë punëtorë, gjë që është 5 për qind e fuqisë punëtore të kompanisë.
Amazon gjithashtu nisi një raund i ri i shkurtimeve të vendeve të punës që pritet të largoj më shumë se 18 mijë punëtorëve.
Pushimet nga puna vijnë në një periudhë të ngadalësimit të rritjes ekonomike, normave më të larta të interesit për të luftuar inflacionin dhe frikës për një recesion të mundshëm vitin e ardhshëm.
Lista e plotë e kompanive teknologjike që kanë reduktuar vendet e punës:
Microsoft: 10,000 punëtorë
Amazon: 18,000 vende pune
Alphabet/Google: 230 punëtorë
Crypto.com: 500 punëtorë
Coinbase: 2,000 punëtorë
Salesforce: 7,000 punëtorë
Meta/Facebook: 11,000 punëtorë
Twitter: 3,700 punëtorë
Lyft: 700 punëtorë
Stripe: 1,100 punëtorë
Shopify: 1,000 punëtorë
Netflix: 450 punëtorë
Snap: 1,000 punëtorë
Robinhood: 1,100 punëtorë
Tesla: 6,000 punëtorë.