Microsoft me rritjen më të ngadaltë në 6 vjetët e fundit

Shitjet e Microsoftit janë ngadalësuar ndjeshëm pasi klientët kanë reduktuar shpenzimet e tyre për teknologjinë.

Firma tha se shitjet u rritën vetëm 2 për qind, që është rritja më e vogël tremujore në më shumë se gjashtë vjet, përcjell Telegrafi.

Përditësimi erdhi vetëm disa ditë pasi firma tha se do të reduktonte fuqinë punëtore me afërsisht 5 për qind, duke reduktuar mbi 11 mijë vende pune.

Reklama e sponzorizuar

Industria e teknologjisë është goditur nga shkurtimet e vendeve të punës në muajt e fundit, pasi shpenzimet për reklama u reduktuan dukshëm.

Gjiganti amerikan tha se të ardhurat e lidhura me sistemin e lojërave video Xbox ranë me 12 për qind, ndërsa shpenzimet për produktet e saj Windows ranë 39 për qind.

Pra, fitimet e përgjithshme të kompanisë u ulën me 12 për qind, apo në 16.4 miliardë dollarë.