“1 milion euro djegen çdo ditë”, LDK për rritjen e energjisë elektrike: Paaftësia e Qeverisë Kurti po na kushton shtrenjtë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar Qeverinë Kurti për paaftësi në menaxhimin e energjisë elektrike, raporton GazetaBlic.

Përmes një shkrimi në “Facebook” theksohet se, blloku A5 i Termocentralit Kosova A është lënë jashtë funksionit që 8 muaj.

“Nëse nuk do të ishte zvarritur remonti i këtij blloku nga pushteti, nuk do të kishte ngritje të çmimit të rrymës prej 15%”, thuhet tutje në shkrimin e tyre.

Reklama e sponzorizuar

Shkrimi i plotë:

❗️Blloku A5 i Termocentralit Kosova A prodhon mjaftueshëm energji elektrike për të mbuluar rreth 13% të nevojave për Kosovë.

❗️Ky bllok është lënë jashtë funksioni qe 9 muaj me radhë.

❗️Për çdo ditë që kemi blerë energji elektrike për të mbushur zbrazëtirën që do të mund ta mbulonte blloku A5, Kosova ka paguar rreth 1 milion euro import ditor.

❗️Nëse nuk do të ishte zvarritur remonti i këtij blloku nga pushteti, nuk do të kishte ngritje të çmimit të rrymës prej 15%.

Kjo qeveri është e paaftë! Kjo paaftësi po na kushton shtrenjtë!