Gjermania po marshon drejt caqeve të saj në raport me energjinë e gjelbër.
Në tre muajt e parë të vitit, konsumi i energjisë elektrike në Gjermani ishte 138 miliardë kilovat orë, një reduktim prej gjashtë për qind nga viti në vit.
Burimet e rinovueshme mbuluan 50% të konsumit të energjisë elektrike në Gjermani në tremujorin e parë të 2023.
Në veçanti, turbinat e erës me bazë tokësore furnizuan 27% për qind të totalit. Synimi i qeverisë gjermane është të arrijë që mbi 80% e prodhimit kombëtar të energjisë elektrike të vijë nga BRE-të deri në vitin 2030. Në po këtë edhe viti është paraparë që dhe kur termocentrali i fundit me qymyr të mbyllet.
Kjo sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kërkimore për Energjinë Diellore dhe Hidrogjenin e Baden-Wuerttemberg dhe Shoqata Federale e Industrisë së Energjisë dhe Ujit.
Në tre muajt e parë të vitit, konsumi i energjisë elektrike në Gjermani ishte 138 TWh, një rënie prej 6% nga viti i kaluar. Rreth 69 TWh erdhën nga burime të ripërtëritshme. Pas turbinave me erë me bazë tokësore, biomasa ishte furnizuesi i dytë më i madh i energjisë elektrike, përpara paneleve solare, erës në det të hapur dhe hidrocentraleve.
Deri më tani këtë vit Gjermania importoi 17.3 TWh energji elektrike dhe eksportoi 25.8 TWh. Ku, 7.3 TWh u eksportuan në Francë dhe 2.6 TWh u importuan nga Franca në Gjermani.