“Bankat në Kosovë shumë shpejt mund të kenë probleme me likuiditet”

Njohësi i tregjeve financiare, Emanuel Bajra, një një intervistë për Buletinin Ekonomik, thotë se kriza e shpërfaqur në sistemin bankar global pas mbylljes se disa bankave në Amerikë dhe Evropë, ende paraqet rrezik për vendet evropiane dhe Kosova, sipas tij, nuk bënë përjashtim.

“Por, megjithatë këtu unë shoh shumë probleme; E para është që bankat munden shumë shpejt të harxhohen në likuditet sepse efektet e mungesës se likuiditetit në Evropë janë shumë të ngadalshme porse gjithsesi që do të vijë deri aty dhe kjo do ta afektojë edhe sistemin bankar në Kosovë, dhe e dyta, kur kjo do të ndodh, gjasat janë që ne të jemi më të përgatitur pasi që kemi edhe ndryshime në hierarkinë e Bankës Qendrore të Kosovës e që duket që ka më tepër vëmendje dhe mbikëqyrje muajve të fundit”, vlerëson Bajra.

Sipas tij, “duhet të kemi kujdes që të gjejmë një mënyrë më të efektshme ne si Kosovë që të marrim garanca të forta (nëpërmjet kolateralit) ose (nëpërmjet të vënies se kushteve të bankave kosovare që operojnë me kapital të huaj ose që e çojnë kapitalin e depozitorëve kosovarë jashtë vendit).

Reklama e sponzorizuar

 

Intervista e plotë e Buletinit Ekonomik me Emanuel Bajra, njohës i tregjeve financiare:

Buletini Ekonomik: Zoti Bajra, a mund të reflektojë edhe në sektorin bankar të Kosovës mbyllja e disa bankave në Amerikë dhe Zvicër?

Emanuel Bajra: Akoma nuk kemi dalë nga stuhitë dhe rrebeshet financiare që ka kapluar tregjet globale që nga Marsi i këtij viti ku banka amerikane SVB dështojë dhe ajo krijojë efekte zingjirore në gjithë konfidencën bankare amerikane dhe globale. Është një rrugë e gjatë para nesh deri kur të dalim nga kjo krizë. Sistemi bankar i Kosvës momentalisht nuk po tregon shenja të krizës ose mungesës së likuiditetit pasi që depozitorët kosovarë vazhdojnë t’iu besojnë bankave duke depozituar akoma në masë të madhe dhe në anën tjetër bankat kosovare jane duke dhënë kredi. Por, megjithatë këtu unë shoh shumë probleme; E para është që bankat munden shumë shpejt të harxhohen në likuditet sepse efektet e mungesës se likuiditetit në Evropë janë shumë të ngadalshme porse gjithsesi që do të vijë deri aty dhe kjo do ta afektojë edhe sistemin bankar në Kosovë, dhe e dyta, kur kjo do të ndodh, gjasat janë që ne të jemi më të përgatitur pasi që kemi edhe ndryshime në hierarkinë e Bankës Qendrore të Kosovës e që duket që ka më tepër vëmendje dhe mbikqyrje muajve të fundit.

Buletini Ekonomik: Si njohës i mirë i tregjeve financiare, a besoni se efektet e para janë ndjerë edhe në Kosovë dhe nëse po, cilat janë ato?

Emanuel Bajra: Unë mendoj që efektet e mungesës së likuiditetit në Kosovë nuk janë ndjerë tash për tash, por unë pres që ato do të mund të ndjehen në muajt në vazhdim. Janë shumë arsye që e them këtë; Po i përmendi veç dy: E para gjasat janë që ekonomia evropiane do të futet në recesion (Gjermania dhe Franca po japin shenja recesioni këtyre ditëve të fundit), e dyta, ka një rritje me të madhe të interesimit të bankave tona që ta rrisin nivelin e kreditimit sepse bankat po duan të mbrohen nga mungesa e likuditetit në të ardhmen duke lëshuar më tepër kredi për konsumatorët e që do të thotë se këto kredi në të ardhmen kthehen në depozita për bankat, por megjithatë kjo mbart rreziqe të mëdha për bankat sepse nëse niveli i madh i kreditimit rritet eksponencialisht në muajt në vazhdim atëherë kur recesioni godet ekonominë evropiane, kjo do të mundësojë dështimet dhe falimentimet e bizneseve, ndërmarrësive si edhe vështirësi të theksuara ndaj financave familjare. Po ashtu vërehet një shtrenjti e theksuar ose e aty-për-atyshme e produkteve kreditore që është bërë kohëve të fundit nga bankat e Kosovës e që unë mendoj që nuk është fer dhe është e padrejtë pasi që kemi zhbalancim në mes të depozitimeve në kursime ku interesi në kthim nuk e kalon 0.5% ndërsa kemi rritjen e normës së interesit bazë nga BQK në 3.25%. Pra norma e interesit bazë duhet të reflektojë normën e interesit në kthim në kursime dhe depozita – e kjo nuk po ndodh dhe kjo është për të ardhur keq sepse në fund të fundit po humbet konsumatori kosovarë.

Buletini Ekonomik: Cilat janë hapat që është dashur t’i ndërmarrë paraprakisht Banka Qendrore e Kosovës?

Emanuel Bajra: Nuk jam në pozicion të jap ose ta këshillojë BQK-në në këtë fazë në lidhje me hapat që duhet t’i ndërmarrë ajo si institucion pasi që duhet t’i jepet kohë institucionit ta gjej hapin e vet në drejtim të mirë-qeverisjës që nga ndryshimet e fundit hierarkike. Por, megjithatë unë mendoj që BQK ka në dispozicion mekanizma dhe instrumente efektive që do të mund ta ndryshojë situatën dhe pejsazhin bankar kosovarë në dobi të interesave të konsumatorëve por edhe në ruajtjen e bankave në Kosovë si edhe në ngritjen e nivelit të prosperitetit dhe uljen e varfërisë në vend.

Buletini Ekonomik: A mund të themi se janë të sigurta depozitat e qytetarëve të Kosovës pas krizës së shfaqur?

Emanuel Bajra: Ato jane aq të sigurta sa janë të sigurta depozitat e konsumatorëve evropian. Por, duhet të kemi kujdes që të gjejmë një mënyrë më të efektshme ne si Kosovë që të marrim garanca të forta (nëpërmjet kolateralit) ose (nëpërmjet të vënies se kushteve të bankave kosovare që operojnë me kapital të huaj ose që e çojnë kapitalin e depozitorëve kosovarë jashtë vendit) në mënyrë që ne të mundësojmë një mbrojtje më të efektshme të parave të depozitorëve tanë nga ndonjë moment i ‘patës së zezë’ që do të mund ta godiste sistemin bankar global e që do të mund të ketë efekte të drejtpërdrejta dhe të shpejta në Kosovë. Niveli i madh i depozitimeve që bëjnë konsumatorët kosovarë (5.8 miliardë euro) është një mbrojtje e konsiderueshme dhe e qëndrueshme për bankat kosovare por ama ne duhet ta mbajmë një sy të fokusuar në konvergjencat që bankat tona bëjnë me frekuencat e larta që ata kanë duke e kaluar nivelin depozitor kosovarë jashtë vendit në formën e kapitalit të depozituar bankar për shërbime tranzaksionale ose të produkteve të konsumatorëve evropianë tek bankat meme në Gjermani, Austri, Slloveni ose Turqi. Pra, depozitorët kosovarë janë potencialisht edhe ofrues sigurie për konsumatorët e uritur evropian dhe turq pasi që niveli i likuiditetit në bankat e tyre është më i kontrolluar dhe rregulluar se sa ai në Kosovë. Një fenomen që ne si Kosovë duhet ta rishikojmë dhe të fokusohemi me të gjitha energjitë që ta rregullojmë për interesa të konsumatorëve tanë por edhe në të mirë të krejt ekonomisë së Kosovës.