BKS thirrje bashkatdhetarëve: Nxirrni sigurimin online për vetëm një minutë

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) apelon të bashkatdhetarët që para se të nisen për të ardhur për pushime në vendlindje me veturat e tyre, të bëjnë sigurimin online të veturës së tyre për territorin e Kosovës, duke hyrë direkt në faqen zyrtare të BKS-së

Duke hyrë në linkun BKS – Polica e Sigurimit Kufitar (bks-ks.org) për rreth 1 minutë, mërgimtarët mund të bëjnë sigurimin online të veturës dhe në momentin kur arrijnë në Kosovë në pikën kufitare nuk do të ketë pritje.

Reklama e sponzorizuar

“Të nderuar bashkatdhetarë për të eliminuar në zero kohen e pritjes, ju lutemi nxjerreni online policën e sigurimit dhe kur vini në Kosovë nuk do të prisni fare në pika kufitare” thuhet në apelin e BKS-së për bashkatdhetarët.