Apeli ia anulon Nagip Krasniqit vazhdimin dymujor të paraburgimit deri në vendimin e shkallës së parë

Gjykata e Apelit ka vendosur që ta anulojë vendimin e Themelores për zgjatje të paraburgimit edhe për dy muaj ndaj kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Megjithatë, i njëjti do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim deri në një vendim tjetër të shkallës së parë.

Reklama e sponzorizuar

Në ditën kur iu bënë tre muaj paraburgim, më 19 korrik, Gjykata Themelore vendosi që t’ia zgjasë këtë masë shefit të pezulluar të KEK-ut edhe për 60 ditë tjera.

Ndaj vendimit është ankuar mbrojtja e shefit të pezulluar të KEK-ut, konkretisht avokati Virtyt Ibrahimaga.

Krasniqi dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim të ndikimit dhe konflikt të interesit, për dy kontrata njëburimore në vlerë mbi 3.5 milionë euro.