Flutura Kusari për sulmin ndaj ekipit të Nacionales: Kriminelët të arrestohen menjëherë!

Juristja e së drejtës së mediave, Flutura Kusari, e ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi dhe një kameramani të Nacionales që ndodhi në Prizren gjatë protestës kundër DokuFest.

“Kriminelët duhet të arrestohen menjëherë. Për çdo minutë që ata nuk janë në paraburgim, mesazhi është mësyjani gazetarëve se nuk keni pasoja”, ka shkruar Kusari.

“Pa u rritë dënimet për sulme online dhe fizike ndaj gazetarëve dhe pa u ndal denigrimi verbal i gazetarëve nga njerëzit e veshur me pushtet politik, fetar apo financiar, të bërit gazetari do të vazhdojë të përkeqësohet më shpejtësi” shkruan tutje Kusari raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

Reklama e sponzorizuar