Mbi 105 milionë € blenë mërgimtarët patundshmëri për 3 muaj

Për vetëm tre muajt e parë të këtij viti janë blerë patundshmëri në vlerë prej më shumë se 105 milionë € në Kosovë nga mërgimtarët. Kështu thuhet në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) me titull: Vlerësimi tremujor i ekonomisë, raporton Instituti për Hulumtime ‘Front’.

Sipas këtij raporti, investimet e huaja direkte në çerekun e parë të këtij viti kane arritur shumën e përgjithshme prej rreth 190 milionë euro, ku pjese më e madhe e tyre kanë shkuar në sektorin e patundshmërisë.

 “Rritja e IHD-ve është evidentuar kryesisht në sektorët patundshmërisë, sektorin financiar dhe të sigurimit. Sektori i patundshmërisë mbulon 55.5 përqind e përgjithshme të IHD-ve apo 105.3 milionë euro”, potencohen mes tjerash në raport.

Reklama e sponzorizuar

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës rritja e vlerës së investime të huaja direkte në patundshmëri vlerësohet se është ndikuar nga rritja e çmimeve në këtë sektor, raporton iFront.

Përndrysheinvestimet e huaja direkte në tre mujorin e parë 2023 rezultojnë të kenë shënuar rritje prej 62.8 për qind.