Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka miratuar emrat e dy anëtareve për Agjencinë e Konkurrencës.
Kryeministri Albin Kurti në arsyetimin e vendimit tha se këta emra i dërgohen për miratim Kuvendit të Kosovës.
“Në mbështetje të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, Komisioni Përzgjedhës për zgjedhjen e pozitës së dy anëtarëve të Autoritetit të Konkurrencës ka propozuar listën e anëtarëve prej gjashtë kandidatëve. Kuvendit i propozohen këta kandidatë: Florent Mehmeti dhe Salihe Gashi-Loku”, tha Kurti. /Telegrafi/