Pas tetë viteve të trazirave dhe masave shtrënguese brutale, Greqia pardje ka dal programi i saj i shpëtimit financiar. Bashkimi Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar i dhanë Greqisë 289 miliardë euro (330 miliardë dollarë) në tre programe shpëtimi në 2010, 2012 dhe 2015. Niveli i ndihmës ka qenë programi më i madh i shpëtimit në historinë financiare botërore dhe sot Greqia mund marr hua me normat e tregut për herë të parë në tetë vjet. Megjithëse dalja e vendit është duke u parë si një moment shumë simbolik, nuk do të thotë që problemet e Athinës janë zgjidhur papritmas.
Ndërsa papunësia ka rënë nga 28% në kulmin e krizës në 19.5% sot dhe vendi është kthyer në rritje, ekonomia mbetet 25% më e vogël se kur filloi kriza. Greqia gjithashtu duhet të përballet me faktin se ajo do të mbetet e zhytur në borxhe në të ardhmen dhe me gjasë duhet të paguajë kreditë për dekada të tëra. Në total, Athina ka një borxh prej 322 miliardë euro (366 miliardë dollarë), 181% të bruto prodhimit ekonomik. Kreditorët e BE kanë ulur pagesat e interesit dhe i kanë dhënë Greqisë më shumë kohë për të paguar borxhin, dhe vlerësojnë se raporti i borxhit do të bjerë në rreth 100% të GDPsë deri në vitin 2060. Ky është skenari më i mirë i mudshëm dhe duke pasur parasysh historinë e trazuar ekonomike të Greqisë, është krejtësisht e mundur që Athina ende do të duhet të huazojnë qindra miliarda euro nga kreditorët privatë për të paguar borxhin e saj masivë gjatë viteve në vijim. /Buletini Ekonomik