Remitencat e pranuara në Kosovë për muajt janar-qershor 2018 arritën vlerën prej 307.8 milionë euro dhe shënuan një rritje vjetore prej 6.5 për qind.
Remitencat që pranohen në Kosovë kryesisht vijnë nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 39.8 përkatësisht 21.5 për qind e gjithsej remitencave, shkruan Buletini Ekonomik.
Një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA-të, gjegjësisht 6.4 për qind e gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë. /Buletini Ekonomik/