MBIPUNËSIMI NË TELEKOM: 852 TEKNIK DHE 161 ZYRTAR FINANCIAR

Numri i punëtorëve në Telekomin e Kosovës ka arritur mbi 2400 persona, ku vetëm sivjet pati rreth 170 persona të punësuar në mënyrë të dyshimtë.

Buletini Ekonomik ka siguruar raportin vjetor për vitin 2017 për këtë ndërmarrje dhe ka krahasuar numrin e punëtorëve në dy vitet e fundit.

Kështu vetëm vetëm për këtë periudhë sipas këtij raporti, del se në Telekom janë punësuar rreth 200 persona.

Reklama e sponzorizuar

Derisa në dhjetor të vitit 2017 numri i punëtorëve ishte 2,291, aktualisht numri i punëtorëve ka arritur mbi 2400 sosh, shkruan Buletini Ekonomik.

Vetëm në administratën e ndërmarrjës janë të punësuar 435 persona, ndërsa në Departamentin e Finanave janë plotë 161 zyrtar financiar. Telekomi ka poashtu 852 teknik, 643 zyrtar të shitjes, 75 zyrtar të marketingut dhe 17 zyrtar që punojnë në prokurim.

Vetëm Zyra e Drejtorit Menaxhues të Telekomit numëron 30 punëtor.

Rreth 30 milionë euro shkojnë në vit vetëm për pagat e punëtorëve. /Buletini Ekonomik/