VENDIMI PËR SHKARKIMIN E MINISTRIT TË MTI BAJRAM HASANI (DOKUMENT)

Nisma Socialdemokrate e Kosovës i ka kërkuar Kryeministrit Ramush Haradinaj që ta lirojë nga detyra Bajram Hasanin, që ka drejtuar me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi. “Me kërkesë të partisë së tij është liruar nga detyra ministri Bajram Hasani. Qeveria e ka falënderuar për angazhimin e tij të deritashëm”, tha zëdhënësja e Qeverisë Gashi.

Ky është vendimi i shkarkimit nga Ramush Haradinaj:

Reklama e sponzorizuar

Hasani, për pak ditë, ende nuk i ka bërë 1 vjet prej që është në këtë detyrë. Ai ishte emëruar ministër i Tregtisë dhe Industrisë në ditën kur ishte votuar Qeveria Haradinaj më 9 shtator të vitit të kaluar.