GJYSMA E FAMILJEVE NË KOSOVË TË VARURA NGA BUXHETI I SHTETIT

Në vitin 2017 rrogat nga sektori privat dhe publik kanë qenë burimi më i rëndësishëm i të hyrave në Kosovë për rreth 50 përqind të ekonomive familjare.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, burime tjera të rëndësishme janë pensionet dhe bizneset e ekonomive familjare, përcjell Buletini Ekonomik.

Paratë e dërguara nga jashtë (remitencat) janë shumë të vlefshme për ekonomitë familjare në Kosovë ku 8 përqind e tyre të hyrat nga jashtë i kanë burim kryesor. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar