Kocijançiq sërish: Hiqeni taksën!

Zëdhënësja se Bashkimi Evropian, Maja Kocijançiq, ka reaguar pas dorëheqjes së katër kryetarëve të komunave serbe në veri të Republikës së Kosovës, duke bërë thirrje edhe një herë që taksa e vendosur për mallrat serbe të largohet menjëherë.

Ajo ka thënë se BE-ja është në dijeni të këtyre dorëheqjeve.

Kocijançiq ka thënë se BE-ja ka qenë shumë e qartë për taksën prej 100 për qind për produktet serbe, që një vendim i tillë përbën shkelje të CEFTA-s dhe Marrëveshjes së Stabilizimit të Asociimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

Reklama e sponzorizuar

“Autoritetet e Kosovës duhet të tërheqin këto masa. Të ndalohen deklarimet provokuese të cilat nuk kontribuojnë në dialogun për normalizimin e raporteve”, ka thënë Kocijançiq, shkruan ‘Kurir’, transmeton Gazeta Express.

Ajo theksoi se të gjitha ankesat që palët kanë, duhet t’i zgjidhin përmes një dialogu që BE-ja do të vazhdojë ta lehtësojë. /Express