Qeveria e Kosovës ka ndarë 120 mijë euro për mbledhjen e përbashkët që do ta mbajë me Qeverinë e Shqipërisë, më 26 nëntor në Pejë.
Vendimi për ndarjen e kësaj shume për këtë mbledhje u mor sot nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj.
Mbledhja e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë do të mbahet të hënën në Pejë dhe do të nisë në orën 10:30.
“Zëvendësministrat nuk mund të marrin pjesë në mbledhjen e dy qeverive, përveç ata zëvendësministra që vijnë në emër të ministrave”, tha zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.