Arrestohen dy shtetas të huaj në Kosovë, mashtronin bizneset me para fals

Policia e Kosovës ka pranuar një informatën se dy persona të dyshuar (shtetas të huaj) kanë tentuar të mashtrojnë pronarët e bizneseve (dy këmbimoreve) në Prishtinë, duke tentuar të këmbejnë kartëmonedha të euros të dyshuara si të falsifikuara me kartëmonedha të dollarit amerikan.

Përmes një raporti, policia thotë se gjatë kontrollit që u është bërë personave të dyshuar, është vërejtur se të njëjtit posedojnë kartëmonedha (valuta nga shtete të ndryshme) tjera e të cilat dyshohet se edhe ato janë të falsifikuara.

“Ekzistuar dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit kanë kryer veprën penale “Falsifikim i Parasë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Nga të dyshuarit në rast, gjithsej janë konfiskuar përkohësisht 4910.00 euro, 2484.00 dollar amerikan dhe 440.00 lira turke”, thuhet në raport, transmeton Koha.net.

Reklama e sponzorizuar

Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje për procedurë të mëtejme.