Haradinaj paralajmëron masa edhe më të rrepta ndaj Serbisë se taksa 100 për qind

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se kundrejt Serbisë, përveç taksës 100 për qind, mund të merren edhe masa të tjera edhe më të rënda.

Këto deklarime Haradinaj i ka bërë në një intervistë për televizionin shqiptar A2.

“Ka edhe veprime të tjera që mund të ndodhin, që janë jo tarifore. Do t’i shihni ju kur të ndodhin”, ka thënë Haradinaj, transmeton Gazeta Express.

Reklama e sponzorizuar

Vendimi për taksën prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnjae Hercegovina është marrë ditë më parë.

Bashkimi Evropian ka kërkuar largimin e kësaj takse, pasi sipas tyre një vendim i tillë shkel marrëveshjen e CEFTA-s.

Edhe në Serbi e kanë kundështuar, ndërsa në veri të Kosovës janë organizuar një varg protestash, megjithatë Qeveria Haradinaj nuk është zmbrapsur, dhe ky vendim mbetet në fuqi.