Ish-anëtari i Bordit i bën thirrje Prokurorisë ta hetoj investimin 80 milionësh në Telekom

Ish-anëtari i Bordit të Telekomit të Kosovës, Fidel Krasniqi, tashmë kandidat për Kryeshef të ndërmarrjes, ka thënë se kushdo që do emërohet kryeshef do duhet t’i zgjidh disa dilema – në mesin e tyre, siç ka thënë ai, edhe projektin multimilionësh që udhëhiqet nga kompania Cactus.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Fidel Krasniqi ka deklaruar se Prokuroria e Shtetit duhet të hetojë kompaninë Cactus, për projektin e dyshimtë multimilionësh që udhëhiqet prej saj në Telekomin e Kosovës.

“Disa dilemave duhet japur përgjigje të menjëhereshme. Investimet rreth 80 milionë të bëra e që sot nuk i shërbejnë Telekomit në performancë, në emër të modernizimit. Projekt i udhëhequr kryesisht nga Cactusi”, ka deklaruar Krasniqi.

Reklama e sponzorizuar

Fidel Krasniqi është njëri nga 11 kandidatët në garë për kryeshef të Telekomit të Kosovës.

Ai ishte anëtar bordi i Telekomit, pikërisht në kohën kur bashkë me anëtarët e tjerë të bordit morën vendimin për të hapur konkursin publik për Kryeshef të ndërmarrjes, pas dorëheqjes së Gent Begollit nga kjo pozitë.