PDK-ja ka dhënë sinjale se vendi mund të shkojë në zgjedhje, pas qëndrimit të shprehur se taksa ndaj mallrave serbe duhet të pezullohet.
Grupi Parlamentar i PDK-së është mbledhur të martën, për të diskutuar zhvillimet më të reja, pas ndarjes së rrugëve me AAK-në e Haradinajt, sa i përket taksës ndaj Serbisë.
Deputetë e zyrtarë të tjerë të kësaj partie, nuk kanë pranuar të flasin publikisht, por kanë thënë se qëndrimi i PDK-së është që taksa të pezullohet, ashtu siç ka kërkuar shefi i partisë së tyre.
Partneri i koalicionit të Haradinajt, Nisma Socialdemokrate, e mbështetë atë se taksa nuk duhet të hiqet.
Përplasjet e koalicionit qeverisës, opozita i vlerëson si veprime sinjalizuese që PDK-ja dëshiron të shkojë në zgjedhje.
Opozita e quan të rrezikshme dhe zhbërje të pavarësisë, idenë e kryeministrit për organizimin e një konference ndërkombëtare.