BE dhe BERZH ndihmojnë bizneset kosovare me 30 milionë euro

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në Kosovë tashmë mund të përfitojnë nga një program i ri i BE-së dhe BERZH-it për të rritur konkurrueshmërinë e tyre në tregjet vendore dhe rajonale, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Më tutje thuhet se programi, i cili u prezantua sot në Prishtinë, iu ofron ndërmarrjeve të pranueshme një paketë me kredi, grante për investime dhe asistencë teknike.

“25 milionë euro janë ndarë për dy bankat partnere komerciale, Bankën për Biznes dhe Procredit Bank në Kosovë, dhe do të kombinohen me një paketë të asistencës teknike dhe granteve për investime prej më shumë se €5 milionë nga BE në kuadër të Instrumentit për Asistencë Para-Anëtarësimit (IPA). NVM-të mund t’i përdorin fondet për të përmirësuar kapacitetet dhe proceset e tyre të prodhimit si dhe cilësinë e produkteve, përmes implementimit të standardeve të BE-së për mbrojtjen e mjedisit, sigurisë dhe cilësisë”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Reklama e sponzorizuar

NVM-të në Kosovë përfaqësojnë 99.8 për qind të ndërmarrjeve të regjistruara dhe gjenerojnë afërs