Profesori univeristar, Ardian Gola, me anë të një postimi në Facebook, ka ironizuar me autostradat e Kosovës, të cilat janë ndërtuar viteve të fundit.
Gola ka thënë se nëse shihet kjo çfarë po thuhet për to atëherë Kosova qënka kampion në Ballkan, madje i afrohet edhe Gjermnisë.
Por Gola ka pyetur se kujt po ia shtrojnë këtë asfalt, ku rinia po ikë e po shkollohet jashtë, ku të sëmuarit po shërohen në Maqedoni, e poashtu ku mbi 15 mijë persona po largohen çdo vit jashtë Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Kur jemi te autostradat, sipas matjeve te mia amatoreske, Kosova po duket se eshte kampion ne Ballkan me rrjet te autostradave. Matjet e meposhtme jane per 1,000 km2 territor
1 Kroacise po i dalin 20km 1 3138 km autostrade per 56,594 km2 territor
2 Serbise po i dalin 14km 1 154 km autostrade per 77 474 km2 territor
3 Maqedonise po i dalin 9km 242 km per 25 713 km2 territor
Nese Kosoves ia llogarisim afersisht 350 km autostrada, i del qe per 1,000 km2 t’i kete 32km autostrade. Kjo i afrohet Gjermanise, qe i ka 36 km per 1,000km (12,996 km autostrade per 357,000 km territor) dhe eshte shume larg Frances, e cila i ka vec 21 km per 1,000km (11,882 km autostrade per 551,500 km2 territor)
Rinine tuj e shkollu n’Perendim. Te semuret tuj i sheru n’Maqedoni. Per nje dekade nga Kosova kane ikur 150,000 vete. Dmth 15,000 per vit. E kujt hamamin po ia shtroni kete asfalt?!