Demaliaj duke folur në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për largimet e qytetarëve nga vendi së fundmi, ka thënë se nuk ka ikje nga Kosova dhe se këto janë agjenda të Rusisë e Serbisë.
“Njerëzit po shkojnë dhe po kthehen. Agjendat ruse dhe serbe nuk duhet të jenë kauza në Kosovë. Asnjë qytetar nuk ka ikë nga vendi ilegalisht”, ka thënë Demaliaj.
Ai i sheh si krejt normale numrin e lartë të njerëzve që po presin viza. Sipas tij, fakti që ka shumë shqiptarë jashtë vendit dhe lidhjet e tyre në Kosovë, bën që të ketë fluks të qytetarëve që dalin e vinë.
“Ne e dimë që kemi një diasporë shumë të fuqishme. Dihet që remitancat janë gati sa gjysma e buxhetit të Kosovës. Shkojnë e vinë mes vete. Martohen e marrin naj djalë a cikë të mirë”, ka thënë Demaliaj”, ka thënë Demaliaj.