Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se 90 për qind e kontratave që Telekomi ka nënshkruar me kompani të tjera janë të dëmshme dhe i kanë shkaktuar vetëm dëme Telekomit.
Në seancën e jashtëzakonshme për Telekomin, ajo ka thënë se opozita është detyruar të thërrasë seancën pasi Qeveria ka heshtur ndaj kërcënimeve që Z-Mobile i bëri Telekomit.
Ajo ka thënë po ashtu se në Arbitrazh me qëllim është humbur rasti ndaj Z-Mobilet dhe se krerët e shtetit punojnë për “Devollin”.
“Z-Mobile duhet të ndalohet me ligj dhe këtë do ta procedojmë së shpejti”, ka thënë ajo.